Një 41-vjeçar është vënë në pranga sot nga policia në Portin e Durrësit pasi tentoi të korruptojë një punonjës të Pikës së Kontrollit Kufitar për të kaluar në mënyrë të paligjshme.
Policia e Durrësit njofton se N. G nga Mirdita i dha pasaportën me 50 euro punonjësit të policisë.
“Shtetasi N. G. është paraqitur në dalje të PKK, Port Durrës dhe ka dorëzuar dokumentet për të udhëtuar jashtë Republikës së Shqipërisë drejt Italisë, të cilat ishin të pamjaftueshme në bazë të kritereve të vendosura nga vendet e tjera, për shkak të COVID-19. Punonjësi i Policisë pasi i ka bërë me dije shtetasit N. G. se nuk mund të udhëtonte për shkak të mosplotësimit të kritereve, ai i ka dhënë përsëri pasaportën me një kartëmonedhë të prerjes 50 euro në brendësi të saj, me qëllim shmangien e procedurave të kontrollit të dokumentacionit për kalimin drejt Italisë në mënyrë të paligjshme. Në vijim të veprime, specialistët për Hetimin e Krimit Financiar-Ekonomik pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës kanë arrestuar në flagrancë shtetasin N. G., 41 vjeç, banues në Mirditë, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, thuhet në njoftimin e policisë.
g.kosovari