Në të gjithë vendin vijon java e hapur e vaksinimit. Këtë të premte 13 mijë qytetarë kanë marrë dozën e vaksinës kundër koronavirusit.
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu njofton se që prej fillimit të këtij procesi janë vaksinuar 1,123,253 qytetarë.
Ajo i bën thirrje të gjithë personave nën moshën 18 vjeç të shfrytëzojnë fundjavën për të marrë dozën në qendrat shëndetësore.
“Më shumë se 13 mijë qytetarë u vaksinuan sot, ndërsa janë 1,123,253 vaksinime të kryera që prej fillimit të këtij procesi jetik. Nëse jeni mbi 18 vjeç, shfrytëzoni fundjavën për t’u vaksinuar nga mëngjesi deri në 8 të mbrëmjes, në qendrat shëndetësore ose në qendrat e vaksinimit të përqëndruar kudo në vend” – shkruan Manastirliu.
g.kosovari