Të shtënat me armë pranë Shtëpisë së Bardhë në Washington kanë alarmuar personat që ndodheshin pranë.
Raportohet se një person ka qëlluar 20 herë dhe dy plumba kanë kapur dy persona që besohet se ishin ‘shënjestra’ për autorin.
Ngjarja ndodhi jashtë një restoranti në një zonë të Washington DC, rreth një milje (1.5 km) nga Shtëpia e Bardhë.
Dëshmitarët thanë se personi i armatosur u largua me makinë pasi qëlloi drejt një restoranti meksikan në zonën e Logan Circle.
Autori ende nuk është arrestuar nga policia mirëpo po vijojnë kërkimet për gjetjen e tij. Të gjithë personat që ishin dëshmitarë të sulmit janë marrë në pyetje nga policia.
g.kosovari