Shoferi i Lamborghinit, i cili para pak ditësh u dënua në Vlorë, për shkak të shpejtësisë marramendëse, u kap përsëri nga Policia në Borsh të Vlorës.
Në gazetën ‘Express’ janë publikuar foto të momentit kur emigranti kosovar nga Zvicra ndalet nga Policia e Shqipërisë. Ai është gjobitur sërish nga policia e shtetit.
Mesa duket shpejtësia është diçka që shoferi i ‘Lamborghinit’ është apasionuar dhe nuk e ndryshon dhe nëse ndalohet nga policia sërish.
Drejtuesi i “Lamborghinit”, një 40 vjeçar banues në Zvicër, u ndëshkua herën e parë me 168 mijë lekë për tejkalim e garë shpejtësie, udhëtim pa targë dhe mos bindjen ndaj policisë.
g.kosovari