Tensionet janë ngritur mes Mario Balotelli dhe nënës së fëmijës së djalit të tij, Clelia.
Ish-çifti, prindër të Lion, janë përplasur në rrjetet sociale me njëri-tjetrin dhe sherrin e filloi futbollisti me pas publikimit të një statusi ku i hidhte kunja ish-partneres.
“Ligji duhet të ndalojë gratë interesaxhie që të bëjnë fëmijë kundër vullnetit të burrave, vetëm për ti marrë paratë. Kjo është djallëzore, e trishtueshme dhe e pamoralshme”- shkroi ai.
Më pas në një tjetër postim shtoi: “Fëmija lind nga dashuria dhe jo nga interesi. Nëse jeni beqare, doni të argëtoheni dhe s’mund të siguroni të ardhura, atëherë mos përdorni palë të treta si bankomat. Edhe nëse ligji ndonjëherë nuk është i drejtë, Zoti është… Dhe dënimi do të jetë i përjetshëm në fund të fundit.”
Replika e ish-partneres së tij nuk vonoi shumë. Modelja me origjinë zvicerane iu përgjigj në një status ku shkroi: “Ai s’ka respekt për nënat. E vetmja gjë që bën është të gënjejë. Unë jam viktima e tij si fizikisht dhe mendërisht … Ai kurrë nuk ndalet”, ndërsa bëri tag Mario Balotelli për të shuar çdo dyshim, se kujt i drejtohej me këtë status.
Ajo publikoi edhe video me djalin e saj, krahas së cilës shkroi: “Do të bëj çdo gjë për ty. Të dua shumë. Gjithmonë do e mbroj djalin tim.”
Futbollisti 30 vjeçar është babai i dy fëmijëve, 9 vjeçares Pia, e cila erdhi në jetë nga marrëdhënia me Raffaella Fico dhe Lion, i lindur në shtator 2017 nga marrëdhënia me Clelia.
g.kosovari