Zv.ministrja e Arsimit, Bora Muzhaqi, e cila është edhe koordinatorja e nismës ‘Gati për Shqipërinë’, ka dhënë disa të dhëna në lidhje me numrin e aplikuesve në këtë platformë.
‘Jam një shqiptare e kthyer nga jashtë për të kontribuar këtu në vendin tim. Jam e lumtur të them s eka pasur shumë interes nga të rinj dhe të reja. Ky program do të jetë i hapur pa afat. Çdo aplikim do të konsiderohet me shumë interes. ‘Gati për Shqipërinë.al’. deri dje janë regjistrua 701 aplikime nga fusha më të ndryshme, ku kryeson gusha ekonomike, juspridenca, mjekësia, shkenca e teknologjisë së informacionit etj. 51% e aplikuesve jetojnë jashtë Shqipërisë. Kanë marrë pjesë 483 aplikues gjatë dëgjesave me kryeministrin. Kmei realizuar takimet e para me 70% të aplikuesve. Po planifikojmë hapësirat e përfshirjes për të siguruar konceptin e nëpunësit digjital.– tha Muzhaqi.
g.kosovari