Policia e Tiranës ka arrestuar një person, i cili dyshohet se ka kërcënuar një gjyqtare.
Mësohet se arrestimi është bërë në zonën e Komunës së Parisit në kryeqytet.
Në pamjet e siguruara nga LSA duket edhe personi, i cili është shtrirë në tokë nga policia.
Nuk ka detaje për ngjarjen, ndërsa pritet nga policia sqarimi i rrethanave.
g.kosovari