Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së zhvilluar sot në Kashar e Vorë ka dhënë lajmin e mirë se së shpejti do të hyjnë në prodhim tre fabrika të reja ultramoderne me mbështetjen e AZHBR, nëpëermjet programit IPARD.
Rama tha se janë pjesë e gjeneratës së re të pionierëve të zhvillimit ekonomik e bujqësor të Shqipërisë, duke i dhënë shtysë të re punësimit, eksporteve dhe sigurisë ushqimore.
Postimi i Ramës:
Vorë/Kashar – Tre fabrika të reja ultramoderne me mbështetjen e AZHBR nëpërmjet Programit IPARD, të cilat janë pjesë e gjeneratës tjetër të pionerëve të zhvillimit ekonomik e bujqësor të Shqipërisë, që do të hyjnë së shpejti në prodhim duke i dhënë një shtysë të re përpara punësimit cilësor, eksporteve dhe sigurisë ushqimore të vendit😍