Kryeministri Edi Rama ka publikuar emrin e kryetares së re të bordit të Akreditimit i Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë. Bordi, i cili përbëhet nga 11 anëtarë që u përzgjodhën mes 117 kandidaturash nga brenda dhe jashtë vendit, do të drejtohet nga Shqiponja Telhaj.
Kjo e fundit, aktualisht është profesore e asociuar në “Sussex University” dhe gjatë karrierës së saj ka publikuar 32 artikuj dhe raporte me fokus zhvillimin e politikave të arsimit të lartë.
Përveç kësaj, ajo ka kontribuar edhe si këshilltare në Ministrinë e Arsimit të Anglisë, kryesisht në fushën e sigurimit të cilësisë. /m.j
View this post on Instagram