Kuvendi Kombëtar i PD dhe ngjarjet në vijim janë tema e diskutimit të mbrëmjes së sotme në emisionin “Repolitix” të gazetarit Denis Minga. Të ftuarit Arben Meçaj, themelues i PD, Aulon Kalaja anëtar i Këshillit Kombëtar të PD, deputeti Andi Përmeti dhe analisti Plator Nesturi debatuan edhe për përjashtimet e fundit në PD.
Meçaj bëri një deklaratë të fortë kur tha se e vetmja gjë që solli Kuvendi Kombëtar është duartrokitja pro Berishës dhe kundër SHBA-ve. Sipas tij duartroket antiamerikane erdhën si një skenar i përgatitur.
“PD nuk lindi sepse u ngrita unë dhe u themelua. Ishte fryma ajo që e krijoi Partinë Demokratike. Ne avancuam thjesht këtë frymë. Ata që vijnë duhet realisht të përfaqësojnë atë frymë. Nuk duhet të bërtasin kundër Amerikës. Ata si një sekt në Kuvend bërtitën kundër Amerikës dhe me duartrokitjet pro Berishës ishin mesazh për SHBA-të. Berisha mund ta shmangte atë show. Ishte një skenar i pastër”, tha ai.
Sipas tij Kuvendin Kombëtar e kishte mbledhur Sali Berisha dhe jo Lulzim Basha.
“Flitet për një Kuvend që e ka organizuar Basha, rezultoi se Berisha e dominonte Kuvendin deri aq se Kuvendin e ktheu kundër Bashës. Ai Kuvend nuk ishte Kuvendi i Bashës, ishte Kuvendi i Sali Berishës. Ai Kuvend që e solli Basha dhe që tha e solla unë, dukshëm u duk që ishte absolutisht i Sali Berishës dhe kishte vetëm një mesazh gjithë Kuvendi, madje aq dukshëm u bë sa të shihesh konferencë, shih edhe duartrokitjet. Ky edhe kur doli para medias kishte të njëjtën frymë dhe dha edhe mesazhin, 710 janë të mjaftueshëm që në të rezistojmë dhe të kundërpërgjigjemi. Atë Kuvend e kishte thirrur Sali Berisha. Për të demonstruar ndaj Bashës? Jo absolutisht, Basha është i emëruari i tij, ndaj atyre të tjerëve sepse ata që pretendohej se i solli Basha ishin të tij”, tha Meçaj.
Teksa ka kundërshtuar këtë qëndrim të z. Meçaj, anëtari i sapozgjedhur i Këshillit Kombëtar të PD Aulona Kalaja ka bërë të ditur lajmin se përveç strukturave të tjera drejtuese të Partisë Demokratike në shtator do të ketë edhe një vendimmarrje të PD se çfarë do të ndodhë me Sali Berishën.
Kujtojmë se Sali Berisha u prit në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike me duartrokitje të zjarrta nga anëtarë të PD. Edhe pse i shpallur ‘non grata’ nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ai mori mbështetjen jo vetëm të demokratëve të thjeshtë por edhe të kreut të PD-së i cili e takoi me përqafime në mes të sallës së Pallatit të Kongreseve. Askush nga pjesëmarrësit në Kuvendin Kombëtar të PD nuk e pati një qëndrim në lidhje me praninë e Berishës në Kuvend, edhe pse i shpallur në listën e zezë të SHBA.
g.kosovari
kjo brohritje pron se ne te quajturen pd ka me shume komuniste e bije e bija komunistash,njekosishte e spiune spiune
Ne shekullin e XXI akoma te vete quajturit demokate akoma sjane ne gjendje te shkeputen nga vrastari i ndyre plaku i vicidolit,komunisti i pa ndreqshem
Kjo parti nuke vjen ne pushtet kurren e kurres me kta njerz te brumosur per te vjedhur,plackite e lloje krimesh ndaj popullit te mbrojtur shqiptare.Kjo eshte politika vrastare e komunist te vicidolit