Pas deklaratave të ambasadorit amerikan DOnald Lu, i cili kritikonte jetën luksoze të gjyqtarëve në Shqipëri, reagimi vjen nga politika, dhe as më shumë e as më pak, por nga i ashtuquajturi deputeti “Kaubojs”.
Ai njihet si një biznesmen i pasur, por vendosi të braktis luksin, duke zgjedhur të lëvizë me një automjet tip Fiat Panda, që kushton shumë pak.
“Po mbyllet nje vit i veshtire politik me plote surpriza e konflikte OpozitePozite. Sot, eshte seanca e fundit plenare dhe mund te behet nje bilance poIzitiv per shumice, sepse arrite te kaloje ndryshimet kushtetuese, buxhetin.
Ndersa Opozita sot ben proteste para Parlamentit per varferine e qytetareve edhe pse per tete vite qeverisje siguruan ora 60 mije euroshe ne dore, makina lluksoze e plote privilegje. Ata sot protestojne perseri, sepse nuk mund te jetojne ne varferi. Pra, nuk protestojne per qytetaret, por per veten e tyre. Eduart Ndocaj, ndodhet ne Milano per takime pune e me disa fotografi jep nje emsazh te qarte per politiken. Ai ka dale ne foto me nje nga ikonat e makinave europiane, Fiat Panda.
Kjo makine nuk eshte vetem ikone, por eshte simbole i nje prej dinastive te fuqishme te Botes, familjes Agneli. Kjo familje permes suksesit te saj revolucionoje dhe modernizoje Italine dhe beri te mundur qe me pak leke cdo familje te kishte nje makine. Mesazhi i z.
Ndocaj eshte ne te njejten linje me Ambasadorin Lu, qe akuzoje pushtetaret qe me rroga te uleta levizin me makina lluksoze. Z.Ndocaj kthehet nga Italia per te marre pjese ne seance duke shpresuar qe politika shqiptare do te reflektoje e do te kthehet tek hallet e problematikat e qytetareve”, shkruhet në faqen e tij.