Antitrupat kundër Sars Cov 2 zgjasin 9 muaj. Dhe është i njëjti efekt si tek asimptomatikët, ashtu edhe ata që e kanë kaluar Covid me shenja më të rënda. Konfirmimi mbërrin pas një studimi të gjerë të fokusuar pikërisht në problematikën më të madhe të pandemisë, i publikuar në revistën shkencore Nature Communication.
Studimi është realizuar duke përdorur tre tipologji të ndryshme testesh, që nxjerrin antitrupa që I përgjigjen pjesëve të ndryshme të koronavirusit. Nga analizimet, 98.8 % e popullsisë së analizuar nga Universiteti i Padovas që ishin infektuar në muajt shkurt mars kishin nivel modest të antitrupave deri në Nëntor.
Gjithashtu një e dhënë tjetër që ka dalë në pah ka qenë fakti se gjatë këtyre muajve, në disa persona është vërejtur rritje e mbrojtjes së organizmit me antitrupa, fenomen që shpjegon ri-infektime me virusin edhe gjatë asaj kohe.
Autorët e studimit shpjegojnë dhe vënë theksin se kanë arritur në konkluzionin që forca e përgjigjes imunitare nuk varet nga simptomat dhe graviteti I infeksionit, dhe nivelet e antitrupave të matur ndryshon, në disa raste edhe në mënyrë të ndjeshme në bazë të testit të përdorur.
/a.r