Sipas MeteoAlb: Vendi ynë VIJON me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të herë pas herëshme, KU më të shpeshta vranësirat mbeten në zonat veriore dhe lindore atu ku gjatë mesditës nuk do të mungojnë reshjet e pakta të shiut.
Orët e vona të pasdites sjellin mbizotërim të kthjellimeve në republikën e Shqipërisë.
Temperaturat e ajrit rriten në vlerat minimale por edhe në vlerat maksimale ku mëngjesi shënon 14°C ndërsa termometri gjatë mesditës ngjitet në 33°C.
Era do fryjë mesatare por herë pas here forcohet me shpejtësi deri 40 km/h, nga drejtimi Verior-Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim mbi 3 ballë.
Kosova
VIJON ndikimi i motit të kthjellët gjatë orëve të para të ditës, por duke ju afruar mesditës dhe kryesisht pasdites vranësirat zhvillohen duke sjellë shira të pakët e të izoluar. Mbrëmja sjell largim gradual të vranësirave, situatë e cila vijon edhe gjatë natës.
Maqedonia e Veriut
Kthjellime dhe vranësira kalimtare mbizotërojnë kushtet e motit në republikën e MV, situatë e cila vijon deri pas mesditës. Por orët e vona të pasdites zhvillojnë vranësirat lokale duke sjellë ndonjë shi të papërfillshëm. Orët e vona të mbrëmjes largojnë vranësirat duke ri-kthyer kthjellimet.
g.kosovari