Gjykata Italiane denoi me 70 vite burg ne total per 10 trafikantet Alban Limaj, Teodoro Vindice, Alvaro Aliaj, Erfan Bajrusi, Mario Epicoco, Geraldo Ismailaj, Claudio Rillo, Vitantonio Roma, Antonio Summa dhe Cosimo Conte. Gjyqtarja Laura Liguori i denoi ata per 3 ton 750 kg marijuane te kapur ne kuader te operacionit “San Silvestro”.
Por nder emrat e denuar rezulton dhe ai i 29-vjecarit Antonio Summa nga Brindisi. Ky i fundit paraditen e 21 majit 2018, u kap ne Gjirin e Sarandes ne nje gomone. Nje oficere policie e pa rastesisht ate teksa hynte i shkujdesur ne brendesi te ujrave shqiptare. U njoftua policia kufitare dhe ajo e rendit qe ndaluan gomonen. Sapo pa policine italiani tentoi te hidhte nje celular qe iu sekuestrua.
Ai tha per policine se gabimisht kishte ngaterruar rrugen dhe ishte futur ne Sarande. Gjykata e la ate te lire duke i bllokuar pasaporten por hetimet zbuluan se ne celular ai kishte te shenuar disa numra shqiptare. Denimi i sotem nga Gjykata italiane zbulon se ardhja e atehershme e Antonio Summes ne Sarande ishte pikerisht per trafik droge dhe jo se ngaterroi rrugen. Pergatiti BW