1553-Mary Tudor shpallet Mbretëresha e Anglisë. Duke u martuar me Princin Spanjoll Philip, ajo iu afrua Vatikanit dhe përndjoqi Protestantët, ndaj për këtë arsye ajo u quajt Mary Bloody (E Përgjakshme) dhe Mary Catholic (Katolikja). Gjatë mbretërimit të saj, Anglia humbi Calais (1558), bastioni i saj i fundit në Francë.
1814- Lind Samuel Colt, njeriu i cili bëri një revolver që mori emrin e tij.
1834- Lindi piktori, grafisti dhe skulptori francez Edgar Degas (Hilaire Germain, i cili konsiderohet si një nga vizatuesit më të mirë në artet figurative. Virtuoziteti i piktorit u shpreh më së miri duke pikturuar trupin në lëvizje (“Balerinat”, “Lavanderi”).
1870- Perandori Francez Napoleon III i shpall luftë Prusisë, e cila la pasoja të rënda për Perandorinë e Dytë Franceze. Ushtria Franceze pësoi një humbje të rëndë në Betejën e Sedanit (2 shtator), perandori u kap dhe një republikë u shpall në Paris.
1877-U mbajt turneu i parë i tenisit në Wimbledon. Tenisti anglez Spencer Gore fitoi.
1893-Lindi shkrimtari rus Vladimir Mayakovsky, themeluesi i futurizmit rus dhe një poet kryesor gjatë Revolucionit të Tetorit dhe periudhës së hershme Sovjetike (“Këngët e Revolucionit”, “Re në pantallona”, “Lufta dhe Paqja”, “Lenini”) .
1941- Kryeministri Britanik Winston Churchill fillon një fushatë të quajtur “V për Fitoren” në Luftën e Dytë Botërore.
1956-Udhëheqësit e Jugosllavisë, Indisë dhe Egjiptit: Josip Broz Tito, Javaharlal dhe Gamal Abdel Nasser, nënshkruan Deklaratën e Brionit mbi një Politikë të Përbashkët Anti-Bllok, duke shënuar fillimin e Lëvizjes së Pangazhuar.
1974- Diktatori spanjoll Francisco Franco i dorëzon përkohësisht pushtetin Princit Juan Carlos për shkak të sëmundjes, i cili u bë Mbret i Spanjës në 1975 pas vdekjes së Frankos.
1980-Hapen Lojërat Olimpike të 22-të në Moskë, por që janë bojkotuar nga më shumë se 40 vende si përgjigje ndaj pushtimit Sovjetik të Afganistanit.
1992- Një shpërthim makine në Palermo vret Paolo Borsellino, gjyqtarin kryesor italian antimafia.
2002-Vdes Alexander Ginzburg, një shkrimtar dhe një nga disidentët më të mëdhenj gjatë epokës Sovjetike. Ai u arrestua dhe u dërgua në kampe pune për themelimin e revistës së parë të pavarur në Bashkimin Sovjetik, në të cilën ai kritikoi sistemin e atëhershëm gjyqësor. BETA