Një 55-vjeçar ka ndërruar jetë pasditen e sotme në Durrës pasi tragjikisht ka prekur në një tel të energjisë elektrike teksa po peshkonte në lumin Erzen;
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:20, në fshatin Jubë, Sukth.
“Më datë 19.07.2021, rreth orës 18:20, në fshatin Jubë, Sukth, Durrës, shtetasi A. Ç., 55 vjeç, banues në Sukth, duke peshkuar në lumin Erzen, ka rënë në kontakt me telat elektrik e për pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.
/b.h