Një nga gjërat që u komentua në Kuvendin e PD, ishte dhe takimi i përzemërt i Bashës dhe Berishës, pas qëndrimeve publike që ish-kryeministri ka mbajtur pas deklaratës që kreu i PD pati kur ai u shpall non grata nga SHBA.
I pyetur në Top Talk se si ju duk ky takim, Arben Ristani tha se:
Vura re dy Berisha në një, një Berishë që deri dje thoshte unë e dhashë shembullin tim , unë po humba jap dorëheqjen dhe largohem , duke lënë të kuptohet që dhe Basha do duhet të mbante këtë standard .
Dhe Berisha i cili thoshte që kur ka humbje përgjegjësia është e gjerë duhet ta kërkojmë tek seksioni i PD. Për ta mbrojtur Bashën dhe për ta shpërndarë vëmendjen. Ata janë së bashku. Të shohim si do jenë gjërat më tutje./m.j