Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim shkruan se e ardhmja u përket atyre që e kuptojnë historinë si një shkollë nga e cila merren mësime.
Në një postim në Twitter Kim shkruan se e ardhmja duhet të zgjidhet mbi të kaluarën.
“Shumë diskutim këto ditë rreth historisë. Kur shohim përreth botës, shohim se e ardhmja u përket atyre që e kuptojnë historinë si një shkollë nga e cila duhet të merren mësime – jo një mauzole ose, më keq, një burg që bllokon të gjallët në të kaluarën. Le të zgjedhim të ardhmen mbi të kaluarën”, shkruan Kim në postimin e saj.
Te shtunen partia demokratike mblodhi forumin e saj me te larte, Kuvendin Kombetar I cili miratoi ndryshimet ne statutin e PD dhe zgjodhi 300 anetaret e Keshillit Kombetar.
Ajo qe ra ne sy ne kete kuvend ishte pritja qe iu rezervua ish kryetarit Sali Berisha e mbeshtetja qe Basha e Berisha i dhane njeri-tjetrit.
Ky eshte forumi i pare i Partise Demokratike ku Berisha merr pjese pas shpalljes non-grata nga Shtetet e Bashkuara./m.j
Much discussion these days about history. When we look around the world, we see the future belongs to those who understand history as a school from which lessons should be drawn- not a mausoleum or, worse, a prison that traps the living in the past. Let’s choose future over past.
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) July 19, 2021