Kryeministri Edi Rama reagon pas pezullimi të shërbimit të bizneseve në Lungomare. Ai shprehet se muzika nuk do të lejohet pas orës 23:00 dhe se kush dëshiron të argëtohet pas këtij orari, mund të organizohet në natyrë.
Rama këmbëngul se zhurma e muzikës në zonat turistike nuk fiton dot mbi të drejtën e atyre që duan qetësi.
“Protestë në Lungomare për muzikën?
1.Lungomare s’ka muzikë po ndotje akustike të tmerrshme ku përzihen dhjetra linja burime menjëherë.
2.E drejta e atyre që duan zhurmë muzikore tërë natën nuk fiton dot mbi tē drejtën e atyre që natën duan zhurmën e detit
3. Siç është lajmëruar, nga data 20 korrik muzika do të ndalet në 23.00 në çdo zonë turistike të banuar dhe kush do të kërcejë e të këndojë tërë natën po të dojë, le të organizohet në natyrë, në pika ku nuk shqetëson njeri – si në tërë botën e civilizuar turistike”, shkruan Rama.
Pak ditë më parë disa biznese i dërguan një letër Kryeministrit ku kërkonin zgjatjen e orarit për aktivitete muzikore në lokale dhe PUB-e. Ndërsa dje, në Lungomare u shënuar edhe një përplasje mes disa pronarëve dhe Policisë.
/a.r
Mire. Pse nuk luajne muzike diten?