Angazhimi i Bashkimit Evropian ndaj Ballkanit Perëndimor mbetet i palëkundur. Qëndrimi në fjalë ritheksohet nga ministrat e Jashtëm të Italisë dhe Gjermanisë, në një letër drejtuar Josep Borrell.
Luigi di Maio dhe Heiko Maas shprehen se Ballkani Perëndimor nuk është një fqinj i çfarëdoshëm i BE-së, por pjesë integrale e kësaj të fundit.
“Ne jemi krenarë të ndajmë me ju disa ide dhe sugjerime” – shprehen Di Maio dhe Maar në letrën drejtuar Zv.Presidentit të Komisionit Evropian.
“Ta bëjmë procesin e zgjerimit më efektiv duke përdor të gjithë metodologjinë. Të përmirësojmë komunikimin e BE dhe të tejkalojmë stereotipet. Të fuqizojmë shoqërinë civile” – janë disa nga pikat që Di Maio dhe Maas shtjellojnë më gjerësisht në letrën e tyre.
Ata shprehen se është në intëresin jetik të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor për të zhvilluar më tej ato lidhje që i bashkojnë dhe kanë synime të përbashkëta.
“Unifikimi i kontinentit tonë nuk është i plotë pa Ballkanin Perëndimor” – përfundo letra.
/JavaNews/ a.r