E reja greke që u vra ditën e djeshme nga i dashuri i saj teksa ndodheshin me pushime do të përcillet ditën e sotme për në banesën e fundit.
Askush në lagjen ku ajo u rrit nuk arrin ta besojë se ajo nuk jeton më pasi humbi jetën gjatë pushimeve me të dashurin e saj.
“Është për të ardhur keq që një vajzë e re të largohet nga jeta kaq padrejtësisht. Ajo ishte një vajzë kaq e mirë. Nuk mundem ta besoj këtë”, u shpreh një fqinje që e njihte 26-vjeçaren që të vogël.
Nëna dhe babai kanë ndarë dhimbjen e tyre duke i kërkuar të gjithëve të respektojnë zinë për humbjen e të bijës.
“Ai është vrasës, ai e vrau atë. Një vajzë që lexoi përgjatë gjithë jetës dhe nuk bëri asgjë tjetër. Shkoi me pushime për herë të parë ne jetën e saj”, tha babai.
Ndërsa nëna mes lotësh, u shpreh se në rolin e nënës nuk mund ta drejtojë gishtin nga nëna e autorit, pasi askush nuk do donte që fëmija i saj të arrinte në atë pikë.
“Ka njerëz të tillë që unë mund t’i quaj frikacakë dhe endacakë vetëm kur marrin një vajzë me pushime dhe në vend që ta mbrojnë, ata sillen ashtu”, deklaroi ajo duke iu referuar vrasësit të së bijës.
g.kosovari