Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi ka publikuar një foto në rrjetet e saj sociale ndërsa shfaqet duke bërë përgatitjet e fundit për një aktivitet ndërkombëtar në lidhje me kërkimin shkencor në Slloveni.
“Përgatitjet e fundit për Takimin e Ministrave Përgjegjës për Kërkimin Shkencor në Lubjanë, Slloveni”, shprehet Kushi në postimin e saj,
Mësohet se ditën e nesërme më 19 Korrik, do të ketë një ditë të plotë takimi mes ministrave në Brdo pri Kranju/Lubjanë me pjesëmarrjen e delegacioneve nga BE, shteteve anëtare të EFTA dhe partnerëve nga Ballkani Perëndimor.
MASR shprehet se ky takim do të shërbejë si një mundësi e mirë për të shkëmbyer pikëpamje për çështjet kryesore që lidhen me procesin e përbashkët të zhvillimit të Zonës Europiane të Kërkimit Shkencor.
/a.r