Djali që shihni në foto është Tony Green 27 vjeç dhe para kësaj fundjave është dënuar me burgim të përjetshëm. Ai u akuzua për vrasjen në mënyrë të tmerrshme të shqiptarit, Sh.Taka. Anglezi i pamëshirshëm e shtypi qëllimisht me makinë.
Mediat britanike, bëjnë me dije se i riu i mori jetën shqiptarit, vitin e kaluar, ngjarje e cila ndodhi në në Birmingham.
28-vjeçari shqiptar, kishte shkuar në një qendër masazhesh së bashku me një shqiptar tjetër dhe u përplas verbalisht me të autorin e ngjarjes.
Tony Green, autori i ngjarjes, po linte qendrën e masazheve kur ka parë Takën dhe ka pasur me të debatin e fortë me fjalë. Ata nuk njiheshin më parë dhe siç duket nga pamjet e publikuara nga policia e West Midlands, duket që Green po kërkonte të shkaktonte sherr.
Taka reagoi dhe e ndoqi 27-vjeçarin britanik me një send në dorë ku po tentonte t’i dëmtonte mjetin ndërsa anglezi po lëvizte. Pas disa sekondash, Green ndaloi makinën dhe filloi të lëvizte mbrapsht.
Në këtë çast, Taka u ngjit në trotuar dhe ky do të ishte momenti i fundit për të pasi u godit fatalisht nga anglezi.
Makina ‘Skoda’ e britanikut eci me shpejtësi dhe përplasi shtyllën e një tabele rrugore, e cila më pas ra mbi Takën duke i shkaktuar dëme të rënda në kokë. Green nuk ka ndaluar për asnjë moment derisa ka shkelur edhe Takën, duke e lënë të vdekur.
27-vjeçari mohoi që të ketë prishur provat dhe tha se e kishte futur mjetin gabimisht në marshin mbrapsht.
/a.r