Fundjava ka shënuar një rritje të numrit të emigrantëve të cilët kthehen ne vendlindje për pushimet verore.
Përgjatë ditës së sotme në portin e Durrësit janë ankoruar katër tragete, duke sjellë mbi 7 mijë pasagjerë, si dhe mbi 2 mijë automjete që vijnë drejt Shqipërisë.
Për t’i paraprirë situatës së fluksit të udhëtareve, policia e kufirit në bashkëpunim me doganën dhe autoritetin portual po punon me kapacitet të plotë.
Në shërbim të udhëtarëve në policia ka shtuar numrin e sporteleve nga 12 në ditë të zakonshme në 25 të tilla, të cilat shërbejnë për kontrollin e dokumentacionit.
Vetëm dy ditët e fundit, në port kanë mbërritur mbi 12 mijë udhëtarë, si dhe 4500 automjete.
Në ditët në vijim, fluksi në këtë port pritet të rritet me një mesatare me mbi 8 mijë pasagjerë në ditë, që hyjnë në vendin tonë.
/b.h