Fermerët të kënaqur me shitjet, prodhimi eksportohet në Europën Lindore Nuk ka ndodhur asnjëherë që në tokat e Ishmës në Lushnjë të rriten shalqinj të përmasave të tilla. Pesha e një kokrre arrin 25 kilogramë.
Sipërfaqja e mbjellë me shalqinj është e madhe. I gjithë prodhimi shkon për eksport. Fermerët e tregojnë shalqirin në vendet e Europës Lindore.
Për tregun vendas në këto fusha është kultivuar shalqiri pa shartesë kungulli. Fermerët janë të kënaqur me shitjet.
Ky vit ka qenë i mbarë për prodhuesit e shalqirit në Myzeqe. Është dyfishuar edhe numri i magazinave të grumbullimit për eksport.
/b.h