Polumbarët, të cilët janë vënë në kërkim të 45-vjeçarit në Liqenin e Farkës, duket se për momentin kanë ulur ritmin e kërkimeve, pasi sipas tyre kushtet e motit e bëjnë të pamundur vijimin e operacionit.
Mësohet se 45-vjeçari përpara se të hynte në ujë për tu larë, u ka dërguar një mesazh familjarëve të tij, ndërsa raportohet se ai ka qenë i vetëm në momentin kur ka hyrë për tu larë.
Por, policia ndërkohë ka ngritur dyshimet përkatëse në lidhje me këtë ngjarje, pasi sipas familjarëve, ai njihej si një notar i mirë, ndërsa janë shtuar dyshimet se mund të bëhet fjalë për një vetëvrasje, por kjo ende e pakonfirmuar.
/b.h