Shifër rekord në Gjirokastër/ Janë rregjistruar plot 13 mijë turistë për 6 muaj

Qyteti gurtë Gjirokastra çdo fundjavë mbushet plot vizitorë vendas e turistë të huaj, ku qendra muzeale dhe parku arkeologjik i Antigonesë mbeten destinacionet më të vizituara.

Kryetari i bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Golemi, tha sot për ATSH-në se nga janari në qershor,kalaja dhe parku arkeologjik Antigone janë vizituar nga 13212 vizitorë vendas dhe të huaj.

Kryebashkiaku Golemi shprehet se turistët që vizitojnë qytetin e gurtë mbeten përherë të mahnitur nga paketa e plotë turistike që u ofron qyteti dhe rrethinat përreth. Gjirokastra po renditet përherë e më shumë në qytetet elitare të turizmit shqiptar, duke thithur një numër gjithnjë në rritje të turistëve.

Sipas tij, ky vit po shënon një fluks më të madh turistësh në Gjirokastër, në krahasim me vitin e kaluar.

Para transformimit të Pazarit të Vjetër në Gjirokastër ka plot 70 bujtina dhe mbi 10 hotele. E njohur për shtëpitë e veta karakteristike, çatitë prej guri dhe muret e bardha, Gjirokastra është një nga pikat kryesore të turizmit në vend.

Kalaja e gurtë dhe parku i Antigonesë vazhdojnë të ngelen më të preferuarat për t’u vizituar nga grupet turistike vendase dhe të huaja përgjatë guidave dhe udhëtimeve të tyre në zonën e Gjirokastrës. Lexo.al

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com