Inspektorati Qendror në Shqipëri nënshkroi sot “Memorandum Bashkëpunimi” me Administratën për Çështjet e Inspektimit të Malit të Zi! Kjo është marreveshja e tretë e bashkëpunimit që lidh ky inspktoriat, pas asaj me Inspektoratin e Bosnje Hercegovinës dhe Maqedonisë së Veriut
Përvoja jonë e suksesshme, për t’i kryer inspektimet me procedura strikte ligjore, online, ka marrë interes dhe po implementohet jo vetëm në vendet e Ballkanit, por edhe më gjerë. “Formalizimi i ekonomisë, lufta kundër korrupsionit, ulja e barrës administrative për biznesin është angazhim i Inspektoratit Qendror për të cilin jemi vlerësuar edhe nga organizmat ndërkombëtare si OECD, IGA, Sigma, USAID, GIZ etj”, thuhet në njoftimin e Inspektoriatit Qendror.
Në njoftim vlerësohet angazhimi që ka ndërmarrë Ilir Harasani, si Drejtor i Administratës për Çështjet e Inspektimit të Malit të Zi. “Ne vlerësojmë z. Ilir Hasani që ndërmori këtë angazhim, sot në Tiranë, me nënshkrimin e Memorandumit të Bashkëpunimit midis dy institucioneve homologe. Ky bashkëpunim ka për qëllim nxitjen e shkëmbimit të informacionit në lidhje me përvojat në rregullimin e inspektimeve në inspektoratet shtetërore/ vendore”, thuhet në njoftimin e Inspektoriatit të drejtuar nga Shkëlqim Hajdari.