Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili nuk i ndahet SPAK-ut.
Sipas tij çështja e Teatrit kërkon drejtësi, pasi Kushtetuesja i dha të drejtë Presidentit Ilir Meta dhe Aleancës për Teatrin.
Dhe në vend të Presidentit, flet Vasili, duke lënë të dyshohet se flet me urdhër të Metës, ose po bën avokatin e tij.
“SPAK t’i japë fund funksionimit me regji, të lërë estradën shëtitëse lart e poshtë vendit dhe të çojë përpara drejtësisë Edi Ramën dhe Erion Veliajn”, shkruan Vasili në rrjetet sociale.
Deklarata e plotë:
Teatri buçet e kerkon drejtesi te vertete dhe jo drejtesi me regji!
Vendimi i Gjykates Kushtetuese per Teatrin i dha te drejte Aleances dhe Presidentit, SPAK hiq dore nga regjia rilindase!
Aleanca per Teatrin triumfoi duke treguar fuqine e pamatë qe ka qytetaria, qendresa, dija dhe dashuria per vendin.
U kurorezua me sukses madhor nje aksion shoqeror i jashtezakonshem, qe nuk ka te dyte ne pluralizmin tone sic toshte aleanca per Teatrin.
Gjykata i dha 100% te drejte Presidentit ne kerkesen e tij parimore dhe kushtetuese per Teatrin.
Vendimi provoi se te gjitha kthimet e njepasnjeshme te ligjit per Teatrin nga Presidenti ishin krejtesisht te drejta ne mbrojtje te interesit me te mire publik dhe ne respekt te Kushtetutes dhe Ligjit.
Tani te gjithe e kuptojne me mire se kerkesat e hajduteve te rilindjes per te shkarkuar Presidenti kane vetem nje motiv: largimin e nje pengese ne rrugen e tyre te rrembimit te pronave publike dhe dhurimin e tyre mafies dhe oligarkeve.
SPAK t’i jape fund funksionimit me regji, te lere Estraden shetitese lart e poshte vendit dhe te çoje perpara drejtesise Edi Ramen dhe Erion Veliajn.
Krimi i Teatrit eshte vetem disa qindra metra larg SPAK-ut dhe bubullon ne mes te Tiranes.
Teatri kerkon drejtesi te vertete dhe jo drejtesi me regji./m.j