Në emisionin “Java në RTSH”, ish-deputeti i PD Arben Ristani u shpreh se procesi i analizës së PD bëhet në dy faza, analizimi i masakrës elektorale dhe analizimi i brendshëm.
Sipas tij, nuk ka sens që të mos merresh me veten por të merresh me kundërshtarin.
“Procesi i analizës është I ndarë në dy faza në përgjithësi. Faza e pare analizimi i masakrës elektorale dhe e dyta, analizimi I brendshëm. Por, do shqyrtojmë kundërshtarin në kongres dhe veten jashtë kongresit. E gjitha është pak qesharake. Nuk ka sens që në kongres të analizosh kundërshtarin dhe të mos merresh me veten tënde,”- u shpreh Ristani.
Më tej, në panelin me analistët Lorenc Vangjeli dhe Preç Zogaj, ai u shpreh se një mendim ndryshe në PD do ishte pasuri nëse do reflektohej mbi të.
Ristani tha se duhet të merret një masë për t’u zbatuar statuti, pasi aty qëndron problemi.
“Mendimi ndryshe në PD është pasuri, ama është pasuri kur reflektohet. Kur merret parasysh, kur ka reflektim mbi të. Më herët është bërë debat në PD. Ne problemin e kemi te zbatimi i statutit. Neve na duhen rregulla që tentojnë ta zbatojnë këtë gjë. Kjo është një masë për të garantuar, pasi në të kundërt, nuk ke përgjegjësi kur humbet,”– u shpreh Ristani në emisionin “Java në RTSH”.
/b.h