Nga Halil Matoshi
Nji grue, Teuta Rrusta arrestohet dhunshëm në publik dhe papërshtatshëm nga burra të uniformuem, pse ka ushtru të drejtën kushtetuese të protestës, derisa ti si garantuese e funksionimit demokratik të institucioneve dhe si gardiane e kushtetutshmënisë, për ma tepër, si grue, vazhdon me hesht tue mbështet shtetin policor të Albin Kurtit!
Presidente, Qeveria po u qet haraç qytetarëve tue i dhânë jashtligjshëm tender dymilionësh nji firme me tre veta!
Presidente, po dëshmohesh ideologjikisht e rreshtume, së këndejmi vegël e Qeverisë Kurti!
P.S.
Pastaj heshtja bâhet ligj, për grupin e grave deputete, Shoqninë Civile etj, që i dolën në mbrojtje presidentes Vjosa Osmani me të drejtë, kur ajo u bullizu!/m.j