Arben Gjoka është i vetmi i mbijetuar nga tragjedia e 4 korrikut në Velipojë, ku i plagosën rëndë me djegie në trup, bashkëshortja e tij dhe 3 fëmijët. Tanimë ai ka humbur dy vajzat, Danielën dhe Klarisën, 19 dhe 15 vjeç. Ndërsa për jetën në Itali luftojnë me vdekjen, Enriko 12-vjeçar dhe nëna e tij Alketa.
Kryefamiljari ka publikuar fotot e tre fëmijëve, duke e shoqëruar me një fiongo të zezë në shenjë zie. Ndërkohë që komentet e të afërmëve nuk janë kursyer, duke prekur rrjetin e fjalët e tyre ndaj vajzave që ndërruan jetë.
“O qyqet na per ty more, si na i thave zemrat,”-shkruan një prej të afërëmve, ndërsa komente të tilla janë të panumërta./m.j