Një ditë pasi u vendos guri i themelit, ka nisur sot puna për restaurimin e godinës së maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”. Kryeministri Edi Rama ka postuar një video duke treguar se si do të duket godina pas restaurimeve, ndërsa thotë se do të ruhet ajo historike.
Po ashtu Rama thekson se do të zgjerohen kapacitetet për nënat dhe fëmijët dhe një hapësirë të re, arkitektonikisht në harmoni me godinën e origjinës.
“Mirëmëngjes dhe me projektin e maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”, ku do të ruhet e restaurohet godina historike dhe do të zgjerohen kapacitetet për nënat dhe fëmijët, me një hapësirë të re, arkitektonikisht në harmoni me godinën e origjinës, por me teknologji të standardeve europiane, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Një dië më parë, kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ishin të pranishëm në ceremoninë e inagurimit të punimeve, ku u shprehën se investimi do të rrisë kapacitetet spitalore.
Me projektin për rikonstruksionin dhe zgjerimin e maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” do të ndërhyhet në tre plane: Ndërtimi i ri me 3 kate dhe një kat nëntokësor; Rikonstruksioni i plotë i godinës historike që do ruajë detajet e arkitekturës unike të stilit Litoral në fasadën e saj por dhe në hapësirat e brendshme të kësaj godine; Zgjerimi i objektit ekzistues të Obsetrikës. Do të jetë një kantier i madh prej mbi 6 mijë metër katror, ku pjesën kryesore e zë godina e re, që përfshin shërbimet e laboratorit, imazherisë, urgjencës, Qendrën e Gruas si dhe dy shërbimet e Obsetrikës dhe Gjinekologjisë.
/b .h