Një përplasje ka ndodhur në Gjykatën e Vlorës për një pronë, e cila nga shtëpi banimi është kthyer në pallat. Prej tetë vitesh familja Myslimi po përplaset nëpër dyert e gjyqësorit të Vlorës për të kërkuar pjesën e saj, por situata ka dalë jashtë kontrollit, pasi paditësit janë përplasur fizikisht me gjyqtarin Arqile Basho.
Dy vëllezërit kanë nisur që të bërtasin dhe ta filmojnë në sallën e gjyqit, ndërsa magjistrati ka vendosur që të largohet menjëherë.
“Unë nuk dëgjoj mirë nga veshët. Ky është ai që jep vendime të gabuara. Më ka shitur pronën mua. Ja ky është, ky! Hajde mos ik, se e ke shitur gjyqin. Sa lekë ke marrë?,”-thotë njëri nga vëllezërit, ndërsa tjetëri e zë pas një muri dhe i heq pelerinën. Gjatë gjithë kohës, gjyqtari dëgjohet vetëm duke thënë: Qetësohuni! Ruani qetësinë!
Ndërkohë jashtë kamerave për TCH gjyqtari Arqile Basho është shprehur se: Gjyqësori është çdo herë i rrezikuar, dhe në këtë rast nuk jam unë që jam i rrezikuar por gjyqësori. Kam mbi 26 vite punë si gjyqtar por ky ishte i pari rast që me ndodh një incident i tillë. Për këtë unë nuk kam bërë kallëzim , por drejtuesi i këtij institucioni ka bërë kallëzim për personat në fjalë”./m.j