Tre muaj pas zgjedhjeve të 25 prillit, demokratët do të përcaktojnë sot shkaqet e disfatës së tretë elektorale, duke marre vesh perfundimisht dhe zyrtarish se cilat jane arsyet qe jane serish ne opozite dhe 4 vite te tjera.
Kryesia e Partisë Demokratike do të mblidhet në orën 18:00 për tu njohur me dokumentet e analizës që 19 drejtuesit politikë kanë firmosur sa i takon shkaqeve të jashtme por edhe faktorëve të brendshëm që sollën humbjen e demokratëve në 25 prill.
Shitblerja e votës, përdorimi i administratës dhe patronazhistët janë disa prej faktorëve të renditur nga drejtuesit e PD, teksa përgjegjësi për rezultatin në disa qarqe i është ngarkuar edhe aleatëve të PD që nuk u koordinuan në fushatën zgjedhore.
Debate në mbledhje pritet të ketë edhe për ndryshimet statutore, ku Fatbardh Kadilli pritet të kërkojë që kryesia të zhbëjë vendimin e Komisionit Statutor që vendosi të kalojë për miratim vetëm propozimet e Lulzim Bashës.
Pjesë e debatit pritet të jetë edhe Enno Bozdo, i cili publikisht kërkoi që të merren në konsideratë propozimet e Kadillit dhe Edith Harxhit për kufizimin e mandatit të kryetarit.
Në mbledhjen e sotme të kryesisë, Lulzim Basha do t’i paraqesë kryesisë edhe emrat e rreth 300 kandidatëve për anëtar të Këshillit Kombëtar.
Do të jetë Kuvendi Kombëtar këtë të shtunë i cili përmes votës do të zgjedhe 150 anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar, forum i cili ndonese me fuqi te limituar pas ndryshimeve te fundit, do te kete te drejten te zgjedhe kryesine e re dhe sekretariatin e ri te PD. /m.j