Instituti Kombëtar i Shëndetësisë në Kosovë ka publikuar zyrtarisht testet paraprake të ujit të pijshëm në Dreçan e cila dyshohet se është bërë shkak i helmimit të mbi 1500 qytetarëve.
Sipas njoftimit, bëhet me dije se është gjetur prezenca e një bakteri që ka shkaktuar kontaminimin e ujit.
Aktualisht autoritetet në Kosovë po vijojnë testimet e tjera për të evidentuar të tjera baktere si dhe për të gjetur një mënyrë për të luftuar këtë epidemi.
“Në mostrat e ujit të marra me datën 12. 07. 2021 nga rajoni i Deçanit, pas kultivimit në terrene ushqyese përmes teknikës së identifikimit me MALDI-ToF në laboratorët e IKShPK Prishtinë, janë identifikuar disa bakterie që mund të japin indikacion për kontaminim të ujit të pijshëm. Ekzaminimet mikrobiologjike në mostrat e pranuara nga pacientët me shenja të infeksionit të traktit gastrointestinal janë duke vazhduar për detektim të patogjeneve të ndryshëm viral, bakteror dhe parazitar” – thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.
g.kosovari