Deputeti njëherësh edhe kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu në një takim me ish të përndjekurit politikë ka pranuar se në tetë vite qeverisje Partia Demokratike dhe e djathta në tërësi nuk ka bërë sa duhet për këtë shtresë.
Në fjalën e tij Mediu shprehet se ndonjëherë me arrogancën e saj e djathta ka gjykuar se ish të përndjekurit e kanë si detyrim mbështetjen e PD-së. Kur ju ngrihehit ne nuk kishim vesh për të dëgjuar, u shpreh Mediu.
“A kemi vlerësuar dhe mbështetur ne realisht, integruar politikisht dhe institucionalisht sa duhet të përndjekurit si shtylla kurrizore e së djathtës, apo ndonjëherë me arrogancën tonë gjykuam se ata kishin detyrimin për të na mbështetur ne të quajturit të djathtë, sepse edhe kur organizoheshim për të ngritur zërin, ne nuk kishim vesh për të dëgjuar. Ne nuk duam t’i bëjmë hije kujt asnjë individi, as PD-së, por duam të bëhemi sadopak partnerë me ju…”, tha Fatmir Mediu.