Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi në detyrë Isa Jata, prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Trupa Gjykuese e përbërë nga Genta Tafa (Bungo), Lulzim Hamitaj, Alma Faskaj pasi analizoi provat dhe fakte vendosi konfirmimin në detyrë të prokurorit Isa Jata pasi rezultoi i pastër në tri kriteret e vetingut.
Prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Isa Jata doli para trupës gjykuese të vetingut me 13 korrik për tri kritere e vlerësimit, atë të ligjshmërisë së pasurisë dhe kriterin etik dhe profesional, që rezultoi se i përmbushin sipas ligjit.
Jata vlerësoi hetimet e KPK si të thelluara dhe objektive dhe theksoi se shpresonte që e kishte përmbysur barrën e provës për ato probleme që ishin gjetur nga Komisioni.
Isa Jata ka një karrierë të gjatë në sistemin e drejtësisë, ku punon prej vitit 1994. Për më shumë se një dekadë, Jata e ka ushtruar funksionin në Prokurorinë e Përgjithshme, ndërsa prej vitit 2015 punon si prokuror në Prokurorinë e Tiranës.
/b.h