Ambasadorja Yuri Kim dhe ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi i kanë dorëzuar sot bursa studimi për në SHBA, studentëve të Fulbright dhe Humphrey.
Ambasadorja dhe Kushi gjithashtu iu dorëzuan studentëve të sapokthyer certifikatat e përfundimit të studimeve dhe i nxitën ata të zbatojnë ato që mësuan për fuqizimin e Shqipërisë.
Diplomatja Kim theksoi se ky vit shënon 75-vjetorin e programit Fulbright, programi kryesor i shkëmbimit të Departamentit të Shtetit për arsimin dhe kulturën.
Që prej vitit 2019, qeveria e Shqipërisë ka kontribuar me fonde për programin Fulbright, gjë e cila i ka mundësuar Ambasadës të dyfishojë numrin e studentëve shqiptarë që marrin bursa për të ndjekur studimet master në Shtetet e Bashkuara./m.j