Gazetari investigativ Artan Hoxha në studion e ABC ka publikuar videon e pengmarrjes së zhvilluar në 25 maj të këtij viti në Shkodër. Hoxha tregoi se Mitat Babaj rreth 60-vjeç është marrë peng nga tre persona ende të paidentifikuar.
Ngjarja ka ndodhur në lokalin e tij, autorët kanë hyrë qetësisht duke i vendosur një kllëf jastëku mbi kokë dhe më pas janë larguar në drejtim të Pukës.
Babaj është mbajtur peng për 4 orë. Autorët i kanë telefonuar të birit duke e kërcënuar se nëse nuk siguron 500,000 euro do t’i vrasin të atin.
Më pas gazetari tregon se i biri ka regjistruar telefonatat dhe i ka vendosur në dispozicion të hetimit, duke shtuar se pavarësisht kohës së kaluar autoritetet nuk kanë bërë asnjë reagim për këtë ngjarje.
Më tej Hoxha sqaron se personazhet që kanë telefonuar në 60-vjeçarin që ishte marrë peng, kanë trembur autorët duke e liruar atë, ndërsa “Fuoristrada”, më të cilën u realizuar rrëmbimi u gjet e djegur në afërsi të fshatit Fishtë.
“Video është realizuar mëngjesin e 25 majit të këtij viti. Është marrë peng Mitat Babaj, pronari i Lokalit në Mjedë rreth 60-vjeçar.Autorët kanë shkuar tek lokali qetësisht, ndërsa ai ka qenë tek ekspresi për të bërë kafe.
Ata i kanë vendosur një kllëf jastëku në kokë dhe e kanë marrë peng, për tu larguar më pas nga Mjeda në drejtim të Pukës dhe kanë mbajtur peng për 4 orë. Në këtë ngjarje kanë marrë pjesë tre persona. Këtë video po e publikoj sepse është një ngjarje për të cilën kam pritur reagim nga autoritetet, por nuk ka ndodhur asgjë.
Ky person është çuar në një zonë malore të Pukës, i kanë marrë në telefon të birin duke i thënë se nëse nuk dorëzon 500,000 mijë euro babai yt nuk kthehet në shtëpi. Atë ditë i biri, në drekë do të kthehej në Angli.
Se kush ka qenë motivi, kjo është pjesë e hetimit dhe mbetet për tu zbuluar. Pasi kanë pritur disa ore i kanë bërë telefonatë tjetër të birit, duke i thënë,- “nuk po e lëmë të heqë keq baba jot”. Për fat të mirë djali i ka regjistruar bisedat dhe i ka vënë në dispozicion të hetimit. Por pse më pas është liruar pengu? Njerëzit që e njihnin kanë filluar të shqetësohen dhe e kanë telefonuar, grabitësit kur e kanë parë, janë trembur nga personazhet që e kanë marrë në telefon.
Tre ditë më pas fuoristrada me targa angleze është gjetur e djegur në afërsi të fshatit Fishtë dhe nga ai moment e deri më sot nuk është bërë e mundur të zbulohen autorët. Dyshimet janë që është një i brendshëm,. Por nëse njëra palë krijon bindjen se kush fshihet pas, dihet se si do të rrjedhin ngjarjet në Shkodër. Familja e personit që u mor peng është në alert sepse nuk e di se nga i erdhi”, tha Hoxha.
Gjithashtu ai theksoi se autorët treguan se sa lehtësisht po ndodhin këto ngjarje dhe që për dy muaj ka qëndruar në heshtje totale./m.j