Protesta e demokratëve është hapur me fjalën e kreut të FRPD, Belind Këlliçi. Ky i fundit tha se kryeministri duhet të largohet për shkak të ligjit të Arsimit të Lartë, i cili ia ka bërë të kushtueshëm universitetin studentët.
Edhe këtë radhë, protestuesit kanë nisur të hedhin tymues dhe shashka në oborrin e Kuvendit, ndërsa në duar kanë mbajtur parrulla për disa ministra duke u vendosur edhe epitete. Tubimi i fundit për këtë vit është planifikuar të drejtohet nga të rinjtë e PD-së, ndërsa kreu i demokratëve pritet të mbajë fjalën përfundimtare.
Ndërkohë, Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka shpërndarë një njoftim për shtetasit e saj në Tiranë ku shkruan se ata duhet t’i shmangen vendit të protestës. “Rrini larg vendit ku zhvillohet protesta pasi mund të kthehet në konfrontime” – shkruan ambasada.