1793- Vritet Jean Paul Marat, një nga udhëheqësit kryesorë të Revolucionit Francez dhe udhëheqësi i Montagnards. Vrasja u krye nga Charlotte Corday, e cila u ekzekutua në gijotinë katër ditë më vonë.
1837- Mbretëresha Victoria lëviz në Pallatin Buckingham në Londër, si monarku i parë britanik që jetoi në atë pallat.
1930- Kupa e parë Botërore fillon në kryeqytetin Uruguajan, Montevideo, me 13 ekipe.
1951- Vdes në Los Anxhelos kompozitori austriak Arnold Schoenberg. Si themelues i Shkollës Atonale të Vjenës, ithtar i ekspresionizmit në muzikë dhe krijues i një mënyre të re të kompozimit të dodekafonisë, ai ndikoi dukshëm në zhvillimin e muzikës së shekullit të 20-të (opera “Moisiu dhe Aaroni”, poema simfonike “Peleas dhe Melisandra”) , kantata “Gurelider”, “Të mbijetuar nga Varshava”).
1975- Anija kozmike amerikane Apollo lëshohet nga Kepi Canaveral, Florida dhe merr pjesë në misionin e parë hapësinor Sovjetik-Amerikan.
1985- U mbajtën koncertet rock humanitare “Live Aid” në stadiumet në Londër dhe Filadelfia, të organizuara nga Bob Geldof për të ndihmuar të uriturit në Afrikë. Mbi 60 milion dollarë u mblodhën dhe transmetimi televiziv i koncertit u shikua nga rreth një miliard e gjysmë shikues në të gjithë botën.
1985-Atleti Sovjetik Sergei Bubka vendosi një rekord të ri botëror në kërcim me shkop kur u hodh gjashtë metra për herë të parë në Paris.
2014- Vdes Lorin Mazel (Maazel), dirigjent, violinist dhe kompozitor Amerikan, drejtor artistik i Operës së Berlinit dhe Operës Shtetërore të Vjenës.
2017-Disidenti kinez Liu Xiaobo, fitues i Çmimit Nobel të Paqes 2010, vdes në një spital në Provinca Liaoning. Ai ishte 61 vjeç. BETA