50-vjeçari punonte si druvar, ndërsa jetonte në fshatin Kostenjë të Librazhdit. Më 4 korrik të këtij viti ishte duke prerë lëndë drusore, për shtylla miniere dhe për herë të fundit është parë në vendin e quajtur ‘Lugu Desë’ në Martanesh. Pasi nuk kanë mundur dot të lidhen me Agimin, familjarët të ndihmuar edhe nga banorë të zonës kanë dalë në kërkim të 50-vjecarit, ndërsa kanë gjetur vetëm motorsharrën me të cilën punonte Agimi të fshehur në pyll.
Ai flinte në një teqe në zonën e Martaneshit, pasi banesa ku jetonte ishte dy orë larg. Pasi familjarët kanë tentuar të lidhen me Agimin, telefoni ka rezultuar i fikur. Të shqetësuar ata kanë bërë denoncim edhe në policinë e Librazhdit, por deri tani asgjë nuk është mësuar për fatin e babait të 3 djemve. Motra e tij Ike Shehu bën apel për ndihmë, ndërsa në një lidhje me skype për emisionin ’Pa Gjurmë’ në Report TV tregon për bisedën e fundit që pati me të vëllanë, një ditë para se ai të humbte gjurmët. Ajo sqaron se i vëllai i kishte thënë se kjo është vera e fundit që ai do punonte në mal.
Me mori ne telefon dhe më tha si je ? Folëm shumë pak dhe m’u duk se çdo gjë shkonte mirë me të. Kur e mora me pas, telefoni rezultoi i fikur. Ai jetonte i vetëm dhe kohët e fundit punonte në Librazhd, si druvar. Dikush e kishte porositur të bënte një makine dru. Ai jetonte në fshatin Hostenjë, ndërsa gruan dhe djemtë i ka në Itali. Ai flinte në një teqe, ne Martanesh pasi e kishte shumë larg punën me shtëpinë. Teneqenë e ka djali i xhaxhait tonë dhe ai e ka parë i fundit. Të shtunën i kishte thënë se do shkonte në një lokal të shihte ndeshjen e futbollit. Një person nga fshati thotë se të dielën në mëngjes ka folur me Agimin, për punë. I kishte thënë se do ikte të bënte drutë, që më pas ti ngarkonte në makinë drejt fshatit Kostenjë, i cili ndodhet 2 orë e gjysëm larg nga Martaneshi. Para se të zhdukej asgjë nuk kishim kuptuar. Në familje kishte thënë se ishtë vera e fundit që do të punonte në Martanesh dhe do të kthehej në banesën e tij.
Agim Shehu prej 10 vitesh jetonte i vetëm. Gjatë sezonit të verës 50-vjeçari punonte në mal në prerjen e drruve në pyjet pranë Bizës, gjithashtu edhe në mbledhjen e bimëve mjekësore të cilat i siguronin të ardhura. Agimi është babai i 3 djemve 20, 16 dhe 10 vjec të cilët jetojnë në Itali me nënën e tyre. Si shenjë dalluese Agim Shehu ka një të çarë në anën e djathtë të mjekrës.
Kush ka informacion për Agim Shehun lutemi të na kontaktoni në të gjitha format tona të kontaktit:
2 numrat tanë të kontaktit:
Në cel: 069 99 55 698 si dhe në aplikacionet: WhatsApp dhe Viber
Në tel: 0444 17 778
Në adresën tonë në facebook: Pa Gjurmë Report TV
Në kanalin tonë në Youtube: Pa gjurmë Channel
Cdo ditë në ekranin e Report Tv, ora 15: 00 dhe të enjten ora 16:30