Policia po zhvillon mesditën e kësaj të marte një operacion në Portin e Durrësit.
Sipas raporteve të para, pas kontrollit të ushtruar në një kamion me banane është kapur dhe sekuestruar një sasi kokaine. Po ashtu mësohet se mjeti vinte nga Amerika Latine.
Lënda narkotike është zbuluar pas kontrollit me skaner. Ende nuk dihet sasia e drogës së sekuestruar ndërkohë që po bëhet peshimi i ngarkesës së kapur.
g.kosovari