Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka bërë të ditur se në bazë të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale dhe Ligjit për Parandalimin dhe Sëmundjeve Ngjitëse të Statutit të komunës së Deçanit ka marrë vendim që të shpallet gjendje emergjente në tërë territorin e kësaj komune.
Sa vjen e rëndohet situata nga helmimi masiv në Deçan të Kosovës, ku deri më tani raportohet se, ka shkuar në 2 numri i personave që kanë humbur jetën, ndërsa numri i personave që kanë shkuar në spital ka shkuar në 884.
Nga hetimet e para dyshohet se shkak i helmimit mund të jetë uji i ujësjellësit, por megjithatë priten ende analizat mikrobiologjike të ujit.
Për dy trupat e pajetë tashmë Prokuroria Themelore në Pejë ka kërkuar që të bëhet ekspertiza nga Instituti i Mjekësisë Ligjore për të kuptuar më shumë rrethanat e vdekjes.
/b.h