Rasti tronditës i 17 vjeçares Amanda, e cila u rrëmbye dhe u mbajt peng nga një efektiv policie ka marrë përmasa të mëdha dhe ka hapur dosje të tjera të ngjashme, përfshirë edhe zhdukjen e 19-vjeçares shqiptare Artemis.
Rasti i 17-vjeçares nga Rumania, e cila ra në duart e personit të gabuar që e shfrytëzonte për prostitucion ka shtuar dyshime se tani të gjitha vajzat e tjera që janë shpallur të zhdukura. I arrestuari e ekspozonte të miturën në një faqe interneti, e cila përdorej për “reklamimin” e vajzave që shfrytëzoheshin.
Duke marrë parasysh këtë fakt, Policia tani po heton përsëri faqen për të parë nëse ka ndonjë gjurmë të shqiptares, e cila po dyshohet se ka rënë pre e të njëjtës skemë.
Artemisa Vasili është zhdukur në 19 Tetor, ajo u largua nga shtëpia për të shkuar për një intervistë pune në Peania, por askush nuk e ka parë më prej asaj kohe. Autoritetet e policisë po kontrollojnë tërësisht çdo provë por ende nuk kanë mundur ta gjejnë./TaNea
/m.j