Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka shprehur ngushëllime për ndarjen e parakohshme nga jeta të doktorit, Kujtim Shabanit i cili humbi jetën sot në plazhin e Radhimës, në Vlorë.
Përmes një njoftimi në Facebook, Manastriliu shkruan se mjeku Shabani ka mbajtur peshën më të madhe në këtë pandemi, në Urgjencën e Spitalit të Korçës, në shërbim ditë-natë për pacientët.
Postimi i plotë i Ogerta Manastirliut:
Ndarja e parakohshme nga jeta e dr. Kujtim Shabanit, mjekut të përkushtuar të Spitalit Rajonal të Korçës, është një humbje e madhe për familjen, për qytetarët e Korçës të cilëve u shërbeu me devotshmëri dhe për sistemin tonë shëndetësor.
Dr. Kujtimi ka mbajtur peshën e madhe në këtë pandemi në Urgjencën e Spitalit të Korçës, në shërbim ditë-natë për pacientët.
Humbja e tij lë pas një boshllëk të pazëvendësueshëm për familjen dhe qytetin e tij!
U prehsh në paqe doktor Kujtimi./m.j