Deportimi i 47-vjeçarit shqiptar, i Selami Çokaj, të dënuarit për një vrasje në 1994 i arratisur nga burgjet dhe që jetonte në Britani, sipas tabloidit britanik Daily Mail konsiderohet i një fitore ligjore për Ministren e Brendshme Priti Patel e cila së fundi nënshkroi në Tiranë një marrëveshje riatdhesimi me Shqipërinë, për kriminelët dhe azilantët që kanë dështuar në kërkesat e tyre për qëndrim në ishull.
Britania është duke përgatitur një projektligj të ri mjaft të ashpër për Nacionalitetin dhe Kufirin i cili parashikon dënime shumë të ashpra për trafikantët e qenieve njerëzore, por edhe deportimin sa më të shpejtë dhe të lehtë të atyre që kërkojnë azil kur kërkesat e tyre refuzohen.
Shqetësim për Londrën mbetet krimi i organizuar shqiptar dhe deri më tani sipas medias janë deportuar në Shqipëri mbi 250 kriminelë të dënuar. Shqiptarët janë grupi më i madh ndër të huajt nëpër burgjet britanike ku në total ata përbejnë 16 për qind të të gjithë të huajve nëpër këto burgje.
Shifrat më të fundit tregojnë se shqiptarët nëpër burgje janë dyfishuar nga 876 në gusht të 2019 në 1574 në mars të këtij viti.
Britanisë i kushton tmerrësisht shumë mbajtja e një të burgosuri në qeli dhe andaj kanë nënshkruar marrëveshje me disa vende për dërgimin e të burgosurve në shtete e tyre të të vuajtur dënimin, siç kanë bërë edhe me Shqipërinë.
Pas marrëveshjes së 2013-es, mes Londrës dhe Tiranës për transferimin e të burgosurve nga atëherë deri më tani veteëm 23 shqiptarë janë transferuar në burgjet shqiptare.
Aktualisht, Britanisë i kushton 44. 600 stërlina mbajtja e një të burgosuri në një vit dhe vetëm mbjatja e shqiptarëve të Britanisë pas hekurave i kushton Londrës 70 milionë stërlina.
/b.h