Janë proceduar penalisht për veprën penale “Prishja e qetësisë publike” si dhe janë ndëshkuar me gjobë shtetasit Bekim Toro dhe Majk Kulla, administratorë të dy lokaleve në Durrës.
Ndaj tyre është vendosur masa administrative me nga 1.000.000 lekë, për shkelje të përcaktuar në aktin normativ, për zhvillimin e aktiviteteve.
Njoftimi i plotë
U konstatuan duke ushtruar aktivitet me muzikë, procedohen penalisht dhe ndëshkohen me masë administrative 2 administratorë subjektesh.
Bien në prangat e Policisë 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh, në vijim të punës për zbatimin e planit të masave për garantimin e rendit dhe qetësisë publike dhe monitorimin e lokaleve që vijojnë organizimet me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje, në kundërshtim me masat anticovid të vendosura nga organet kompetente.
Në vijim të kontrolleve, shërbimet e Policisë, kanë konstatuar proceduar penalisht për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, shtetasit:
B. T., 30 vjeç dhe M. K., 23 vjeç, banues në Durrës, administrator të 2 subjekteve në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, pasi u konstatuan duke vijuar organizimin e aktivitetit me muzikë, pas orarit të përcaktuar për mbyllje.
Gjithashtu, për të 2 subjektet është vendosur masa administrative me nga 1.000.000 lekë, për shkelje të përcaktuar në aktin normativ, për zhvillimin e aktiviteteve.