Inflamacioni në zemër është efekt anësor “shumë i rrallë” i vaksinave kundër koronavirusit të kompanive Pfizer/BioNTech dhe Moderna, sipas rregullatorëve në Evropë.
Agjencia Evropiane e Barnave tha se efektet anësore janë vërejtur më shumë tek meshkuj te rinj. Agjencia thekson se përfitimet e vaksinave kundër koronavirusit i tejkalojnë rreziqet.
Megjithatë, mjekët dhe pacientët këshillohen të jenë të vetëdijshëm për simptomat e inflamacionit ndër të cilat, dhimbje në gjoks dhe vështirësi në frymëmarrje. EMA zbuloi 283 raste të inflamacionit; miokardi dhe perikardi, në 177 milionë doza të injektuara të vaksinës së Pfizer.
38 raste janë evidentuar nga 20 milionë doza të Modernës. 5 persona kanë humbur jetën, por sipas Agjencisë Europiane të Barnave, ata ishin ose të moshuar ose me probleme të tjera shëndetësore.
/b.h